Prodhimi global i drithërave kap një rekord të ri

 Çmimi botëror i ushqimit thellohet në gusht , kryesisht si rezultat i korrjeve të parakohshme të drithërave, duke rritur pritshmërinë për rezerva më të mëdha të drithërave.

 Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s u ul me 1.3 përqind nga korriku, me një  mesatare prej 176.6 pikë  në  muajin gusht.

 Rënia u ndikua kryesisht nga një ulje prej 5.4 për qind në Indeksin e Çmimeve të Drithërave të FAO-s, duke pasqyruar një rënie të menjëhershme të çmimeve të grurit, ndërsa u rrit parashikimi i prodhimit në rajonin e Detit të Zi.

 FAO rriti parashikimin e saj për prodhimin e drithërave në 2 611 milionë ton, një rekord i gjithë kohërave. Rezervat botërore të drithërave pritet gjithashtu të arrijnë një nivel të lartë në fund të mbylljes së sezonit në 2018, sipas Raportit mbi Kërkesën dhe Furnizimin me Drithë, i lëshuar po sot.  

 Vlerësimet e reja pasqyrojnë shtim të të korrave, si rezultat i përmirësimit të prodhimit në Federatën Ruse që më shumë se sa kompensonin rishikimet në rënie të bëra për Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe rritjen e prodhimit të misrit dhe elbit në Brazil dhe Federatën Ruse. Prodhimi botërorl i orizit në vitin 2017 po ashtu parashikohet të arrijë një rekord të lartë, sipas FAO.

Ulje e lehtë në çmime

 Rënia e lehtë në Indeksin e Çmimeve të Ushqimit të FAO-s në gusht përmbylli  tre muaj rritjeje të njëpasnjëshme. Megjithatë, pavarësisht kësaj, Indeksi – i matur për njësi tregtare për çmimet e tregut ndërkombëtar për pesë grupet kryesore të mallrave – mbeti 6 përqind më shumë se vlera e tij e një viti më parë.

 Së bashku me drithërat, indeksi i çmimeve të mishit të FAO-s ra në 1.2 përqind gjatë muajit, ndërsa indeksi i çmimeve të sheqerit sipas FAO-s u ul me 1.7 përqind – ndikuar nga perspektivat e favorshme të korrjes së kallamit të sheqerit nga prodhuesit kryesorë të Brazilit, Tajlandës dhe Indisë, si dhe nga kërkesa më e ulët ndërkombëtare pasuar nga tarifat më të larta të vendosura nga Kina dhe India.

 Por indeksi i çmimeve të vajit vegjetal i FAO-s u rrit 2.5 përqind, kryesuar nga kuotimet në rritje për vajin e palmës, sojës dhe lulediellit. Dhe indeksi i çmimeve të qumështit të FAO-s gjithashtu u rrit 1.4 përqind nga korriku, i kryesuar nga rritja e kërkesës për nënproduktet vajore në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Rritje të mëdha në rezervat botërore dhe tregti

 Parashikimi i ri i FAO-s tregon gjithashtu për përdorimin më të madh të ushqimit nga drithërat, sidomos grurë dhe oriz, ndërsa përdorimi i drithërave për ushqimin e kafshëve parashikohet të arrijë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

 Sidoqoftë, rezervat botërore të drithërave pritet të arrijnë një rekord të lartë prej 719 milion ton, duke u rritur 2 përqind nga nivelet e tyre tashmë të larta në hapjen e sezonit të tanishëm. Rezervat e grurit në Federatën Ruse dhe rezervat e misrit në Brazil pritet të rriten ndjeshëm.

 Tregtia botërore e drithërave gjithashtu pritet të rritet me mbi 2 për qind për të arritur 403 milion ton, një rekord i ri. Parashikimi i fundit i FAO-s është 8 milion ton më i lartë se sa parashikimi i mëparshëm për shkak të kërkesës më të lartë të importit nga Kina, Brazili, Bashkimi Evropian, Republika Islamike e Iranit dhe Meksika.

SHKARKO APP