Prodhohet laptopi më i hollë në botë, vetëm 10.9 milimetra
Në epokën e teknologjisë së sotme është e rëndësishme që jo vetëm të kemi teknologjitë më të fundit, por edhe paisje të lehta për t’u mbajtur me vete. Laptopi i ri, Zenbook Flip S, përfshin të gjitha kërkesat tuaja në një paisje të vetme. Kompania Asus ka publikuar laptopin më të hollë në botë, të paktën tani më tani. ‘ZenBook Flip S’ është vetëm 10.9 mm dhe do të dalë në shitje këtë vit duke filluar nga 1.099 dollarë. Ekrani i tij është 14 inch dhe është shumë i lehtë pasi peshon 1.1 kg. Ai ka një ekran me prekje dhe do të jetë në dispozicion në shumë modele të ndryshme.