Programi i ri për mbledhjen e taksave në Shqipëri

TIRANË – 18 SHKURT 2016    Një program i ri asistence teknike, i sponsorizuar nga USAID dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT), do të rrisë eficiencën në mbledhjen e taksave në Shqipëri, do të përmirësojë klimën e biznesit dhe do të nxite një transparencë dhe eficiencë më të madhe. Programi do të zbatohet nga Korpusi i Vullnetarëve të Shërbimeve Financiare (FSVC) dhe nga Aleanca e Vullnetarëve për Rritjen e Ekonomike (VEGA).  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane, David Muniz, njoftuan për fillimin e këtij programi në një pritje me disa nga bizneset më të mëdha dhe më të rëndësishme në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Muniz theksoi rolin e rëndësishëm të DPT-së për bizneset, “Është tepër e rëndësishme të nxitet një klimë e ndershme biznesi, duke bërë të sigurt që të gjitha bizneset të funksionojnë sipas, dhe t’u nënshtrohen, të njëjtave rregulla… ‎Për më tepër, rritja e aftësisë së DPT-së për të hetuar subjektet që shmangin detyrime të mëdha tatimore, do të çojë në lehtësimin e barrës për bizneset që zbatojnë ligjin, duke ndihmuar Qeverinë e Shqipërisë t’i përqëndrojë auditimet në bizneset me rrezikshmëri të lartë”, tha ai.

Përmes një sërë vizitash afatshkurtra, ekspertë vullnetarë të nivelit të lartë nga SHBA-ja, BE-ja dhe nga vende te tjera, do të punojnë me stafin e DPT-së për të përmirësuar punën në funksionet kryesore. Ekspertët do të përqëndrohen në rritjen e eficiencës së mbledhjes së taksave, në përdorimin e auditimit tatimor bazuar në rrezikshmëri, në përmirësimin e mbledhjes së informacionit për hetimin e mashtrimit tatimor dhe në ndërtimin e kapaciteteve për të siguruar zbatimin e kuadrit ligjor tatimor. Projekti ‎është pjesë e një programi më të gjerë asistence të USAID për 5 vjet, me kosto 4.3 milionë dollarë për forcimin e sektorit financiar në Shqipëri, zbatuar nga FSVC dhe VEGA.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?