Projektligji për Policinë Bashkiake, ministrja Koçiu: Standarde të unifikuara dhe shërbime më efikase

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu thotë se projektligji për Policinë Bashkiake është një vision i ri, që sipas saj synon ndërtimin e një Policie Bashkiake më profesionale. Sipas Koçiut, përmirësimi i shërbimeve dhe rritja e sigurisë publike janë në qendër të projektligjit të ri “Për Policinë Bashkiake”, i cili synon forcimin e rolit të strukturave vendore dhe rritjen e efikasitetit të tyre në shërbim të qytetarëve.

Nisma, pas konsultimit publik pritet të diskutohet në Këshillin Konsultativ me pushtetin vendor. Po ashtu Koçiu lajmëron se projektligji parashikon një organizim të ri të Policisë Bashkiake në dy nivele, në nivel qendror dhe nivel vendor, duke vendosur standarde të njëjta profesionale dhe funksionale në të gjitha bashkitë e vendit.

Niveli qendror sipas Koçiut do të ketë përgjegjësinë për përcaktimin e standardeve kombëtare, koordinimin e punës së drejtorive vendore dhe garantimin e bashkëpunimit të fortë ndërinstitucional. Ky nivel do të ushtrojë një rol mbështetës dhe koordinues, pa cenuar autoritetin e njësive të vetëqeverisjes vendore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, niveli vendor sipas ministres, do të vijojë të ketë autoritet të plotë në terren, me kompetenca të shtuara, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve më cilësore, më të shpejta dhe më efektive për komunitetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Përmes këtij vizioni të ri, synohet ndërtimi i një Policie Bashkiake më profesionale, më të besueshme dhe më pranë qytetarëve, si një komponent i rëndësishëm në arkitekturën e sigurisë publike dhe mirëqeverisjes vendore”, theksoi mes të tjerash ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në një postim në rrjetet sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?