Prokuroria e Durrësit: Në tre muajt e fundit Ndoci 5 herë në spital, dyshime për vizita fiktive

Që prej vitit 2020 kur Ndoci u vendos në burgun e Durrësit e deri në vitin 2024, ishte shoqëruar katër herë në spital, për problem të ndryshme shëndetësore. Ndërsa, që nga 8 tetori i kaluar, deri ditën e arratisjes ai është shoqëruar jashtë burgut për vizita mjekësore, plot 5 herë, 3 nga të cilat kur drejtimi i Institucionit i paraburgimit të Durrësit, i ishte besuar Indrit Cerlojit, aktualisht në arrest me burg, nën dyshimet për shpërdorim detyre, për rastin e arratisjes së Ndocit.

1. në datë 08.10.2025-Drejtor Institucioni Ervis Dedej,

2. në datë 24.10.2025-Drejtor Institucioni Edmond Llabani (i komanduar),

Swiss Digital Desktop Reklama

3. në datë 26.11.2025-Drejtor Institucioni Indrit Cerloj,

Swiss Digital Mobile Reklama

4. në datë 18.12.2025-Drejtor Institucioni Indrit Cerloj,

5. në datë 13.01.2026-Drejtor Institucioni Indrit Cerloj,

Prokuroria dyshon se vizitat janë realizuar pa patur nevojë për konsulta mjekësore jashtë burgut.

“Duke marrë në konsideratë rritjen e frekuencës së daljeve në një periudhë relativisht të shkurtër dhe duke e krahasuar me historikun e mëparshëm të daljeve të tij për spital, ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto planifikime për vizita mjekësore për në spital që përkojnë me periudhën tetor 2025-janar 2026 janë fiktive”, është shprehur Prokuroria në dosjen e saj hetimore.

Një tjetër element i dyshimtë është dhe fakti se daljet e Ndocit për në spital, nuk janë regjistruar sipas procedurave.

Nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se për daljet nga IEVP të të burgosurit Altin Ndoci që përkojnë me periudhën tetor 2025-janar 2026, në asnjë rast nuk është pasqyruar në komunikatën e aktivitetit ditor të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe në asnjë rast nuk është informuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve”, thuhet ndër të tjera në dosjen e Prokurorisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?