Pronari që nxori Edi Ramën në restorantin e tij dhe pa dashje e shperndau në web
Një pakujdesi e vogël e pronarit të picerisë në qendër të Vlorës, dhe gjithçka u përdor politikisht. Kjo ka ndodhur me foton që rrodhi në media nga Jozefina Topalli për drekën që Edi Rama hëngri një ditë më parë në Vlorë.
Ka qenë pronari i picerisë që, i lumtur se kryeministri i kishte shkuar në restorantin e tij, hodhi një status në facebook ku thoshte “krenar që kryeministri vjen në lokalin tim”. Por, komentues vlonjatë, nuk e kanë besuar pronarin “e shkretë” për statusin që shkruante si socialist i devotshëm. Atëherë ai, nga padija, i ka prishur punë PR të kryeministrit, duke nxjerrë nga kamera foton e kryeministrit në restorant, e duke ia çuar ndonjërit prej miqve të vet. Pastaj…nuk e kishte më në dorë ai se çdo bëhej me atë foto, dhe as nuk do t’i shkonte në mend se do t’i shërbente një sulmi të PD me këtë veprim. Sot ka zhdukur gjithçka nga facebook, me status e me foto…Mend për herë tjetër, i thonë kësaj, nëse do të ketë ndonjëherë tjetër kryeministrin në lokalin e vet. Në fakt, në atë restorant, gatuhet e hahet shumë mirë.