Pronat, AKKP: Trajtim të veçantë për pretendimet e komuniteteve fetare

Në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP) janë regjistruar 236 dosje nga ana e komuniteteve fetare.

172 dosje janë nga Komuniteti Mysliman, të cilat me ligjin e ri do të kenë shqyrtim të menjëhershëm, 4 dosje janë të Komunitetit Katolik dhe 2 dosje të Komunitetit Bektashian. Ndërkohë gjatë viteve janë marrë 276 vendime që njohin të drejtën e kompensimit.

Të dhënat u bënë të ditura gjatë një tryezë ku u prezantua një studim i financuar nga Kanadaja mbi të drejtat e pronësisë në Shqipëri i nisur tre muaj më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato, bëri me dije se pranë agjencisë do të ngrihet një njësi e posaçme që do të trajtojë dosjet e komuniteteve fetare.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Përparësia e trajtimit të dosjeve, pranë agjencisë do ngrihet një njësi që do trajtojë kërkesat për njohje të pronësie të komuniteteve fetare në respektim të të drejtave të tyre.

Ajo tha se komunitetet fetare brenda tre muajve do të duhet të depozitojnë kërkesat e tyre, duke paraqitur dokumente përkatëse dhe hartografike për identifikimin e pronave.

Ajo tha se në bazë të ligjit të ri, brenda tre vitesh do të përfundojë procesi dhe brenda 10 vitesh do të bëhet kompensimi i pronarëve”, tha ajo.

Kurse drejtori i Agjencisë së Legalizimeve, Artan Lame bëri me dije se në vitin 2006 ka nisur legalizimi i ndërtimeve të komuniteteve fetare.

Sipas tij, procesi i ndërtimeve pa leje ka nisur në fakt në vitet ’60 me zaptimin e pronave të këtyre komuniteteve.

“Në 10 vite janë legalizuar 30 objekte fetare, të identifikuara kemi 957 objekte kulti që kanë bërë vetedeklarim për t’u legalizuar. Ka një numër objektesh fetare të padeklaruara.

Ai bëri me dije se zënia më e madhe e trojeve ka prekur Komunitetin Mysliman dhe atë Bektashi, ndryshe nga dy komunitetet e tjera. Lame tha gjithashtu se shteti është sjellë keq me komunitetet fetare në 50 vitet e fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?