Propozimi: Bankat të jenë pronare të hipotekës që në karabina

‘Bankat të jenë pronare të hipotekës që në karabina. Hipoteka duhet të bëjë kalimin e procedurave të falimentit”. Janë propozimet e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani bërë në Komisionin e Ligjeve ku vijon diskutimi i pr.ligjit për regjistrimin e pasurive të paluajtshme.

Manjani nënvizoi dixhitalizimin si zgjidhje përfundimtare të kaosit të krijuar pasi në Hipoteka është konfuzion i jashtëzakonshëm dhe ka harta të mbivendosura për pronat.

Dje Zv.Ministri i Drejtësisë Arben Isaraj deklaroi se regjistrimi i pallateve që në fazën karabina është i domosdoshëm për të shmangur financimin e terrorizmit,pastrimin e parave si dhe dhënien e kredive në mënyrë abusive. Me këto ndryshime synohet që të krijohet siguri juridike për qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?