Propozimi i ri i Bashës: Kryeministri dhe deputetët që s’mbajnë premtimet, të…

Nga Pogradeci, ku hapi fushtën për këtë zonë dhe prezantoi kandidatët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zbuloi të tjera detaje nga reforma kushtetuese. Reformë e cila vjen nga marrëveshja me Ramën dhe do të ndërrmeret në shtator pas zgjedhjeve.

Ai shtoi  se përveç deputetëve që mund të shkarkohen nga elektorati nëse nuk u përgjigjet halleve të tyre, të njëjtin fat do të ketë edhe kryeministri.

“Deputetët do të zgjidhen drejtpërdrejtë nga qytetarët dhe jo nga kryetarët. Deputetët që nuk u përgjigjen njerëzve, nuk do të prisni katër vjet, por mund ta shkarkoni në mes të mandatit. Sa më takon mua i njëjti rregull duhet të përdoret edhe për kryeministrin. Ky është një rregull amerikan. Nëse nuk mban premtimet populli duhet të prishë kontratën. Kur ju nuk paguani OSHEE i pret dritat. Kur Edi Rama nuk mban fjalën, ju duhet të presë katër vjet. Ju duhet të keni mundësinë të shkarkoni dhe do ta keni me kushtetutë. Do ndryshojë sistemi dhe rregullat me qëllim që fijet ti kenë në dorë qytetarët, populli”,-tha Basha.

SHKARKO APP