Protesta, aktorja Rajmonda Bulku: Të rikthejmë frymën e kohës kur nuk patëm frikë dhe morëm lirinë tonë

Protesta në këtë 20 shkurt u hap me fjalimin nga ish-deputetja e PD, aktorja e njohur Rajmonda Bulku, e cila solli një mesazh emocional dhe kujtoi një nga momentet më të rëndësishme të historisë së vendit.

“Ju falënderoj që sot doni një fjalë edhe nga unë, të kujtoj atë ditë historike të 20 shkurtit 1991, kur ne ishim të gjithë të bashkangjitur me grevën heroike të studentëve tanë. Me ta, nuk patëm frikë. Luftuam kundër një ushtrie që nuk duhet harruar se kishte Partinë Komuniste në krye”,-tha Bulku.

Nga ana tjetër, ajo theksoi se fryma e asaj kohe ishte bashkimi dhe guximi për të përballuar një sistem që, sipas saj, kishte mohuar liritë për shumë vite. “Kishim një frymë të gjithë bashkë, hoqëm frikën dhe morëm guximin tonë sepse deshëm lirinë, deshëm të rrëzonim sistemin që na kishte zaptuar dhe marrë lirinë tonë për shumë vite,” vijoi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalën e saj, Bulku bëri thirrje që ajo frymë e vitit 1991 të rikthehet edhe sot, me synimin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin.  Protesta vijon me pjesëmarrje të gjerë dhe me mesazhe që theksojnë nevojën për ndryshim, bashkim dhe angazhim qytetar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?