Protesta, Berisha-Ramës: Nga sot ti nuk do njihesh më si kryeministër, por si kapobandë

”Edi Rama, hidhi sytë këtij bulevardi! Nga sonte ti kurrë nuk do njihesh më në Shqipëri e botë si kryeministër, por si kapobandë”,-tha Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Për të Shqipëria sot ndodhet në një nga momentet më kritike. Berisha theksoi edhe se në 10 vite të qeverisjes së tij shqiptarët janë pakësuar dhe kanë humbur mbi gjysmën e rinisë së vet.

”Shqiptarë e shqiptare kudo që jeni sonte. Përshëndetjet më miqësore, nderimin më të madh ju burrave dhe grave djemve dhe vajzave që u ngritën sot si uraganë i shpresës besimit dhe shpëtimit të Shqipërisë e shqiptarëve. Ju flas sot në një nga momentet më kritike të kombit jo vetëm në 35 vitet e fundit por gjatë gjithë historisë së tij. Në 10 vitet fundit të këtij regjimi shqiptarët janë pakësuar më shumë se nga çdo epidemi, pushtet, zi buke e çdo gjë tjetër.

Në 10 vite kanë shkuar mbrapa 100 vite për lindshmërinë e tyre. Sot ata kanë humbur mbi gjysmën e rinisë së vet. Kanë humbur të ardhmen dhe çdo vit bëhen gjithnjë e më pak. Ne mblidhemi ën një moment kritik si kurrë më parë, sepse Edi Rama pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, del se ka vendosur të bëhet multimiliarder me paratë tuaja , pasuritë publike po ka vendosur veten mbi ligji e kushtetutën dhe mbi çdo pushtet dhe na thotë nga Surreli se unë ju shumëzoj me zero se jam mbi ligjin e kushtetutën”,-tha ndër të tjera Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?