Protesta e 24 janarit, Berisha mbledh kryetarët e degëve: Rama një demon i pushtetit

Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD-së, në përgatitje të protestës të thirrur më 24 janar. Berisha e konsideroi 2026 si vitin e sfidës më të madhe dhe përcaktues për të ardhmen e Shqipërisë. Ai theksoi se PD ka arritur të ekspozojë para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar dramatikën e qeverisjes së Ramës, të cilën e quajti narkoshtet dhe autokraci elektorale.

Sipas Berishës, qeverisja ka krijuar një propagandë që kontrollon mbi 90% të mediave, duke mbrojtur krimin dhe vjedhjen, ndërsa ka lobuar me dhjetëra miliona euro në arenën ndërkombëtare për të mbuluar aktivitetet e tij kriminale. “Ai ka krijuar një mburojë rreth veprimtarisë së tij kriminale si drejtues i organizatës kriminale shtetërore më të rrezikshme në Europë, që është qeveria e tij”,-tha Berisha.

Berisha u shpreh se PD ka arritur të siguronte shtatë rezoluta ndërkombëtare të miratuara nga partitë e spektrit tonë politik në Europë dhe SHBA, duke dëshmuar “tiparet kryesore të narkodiktaturës së Edi Ramës” dhe përqendrimin anti-ligjor të pushtetit në duart e tij. Ai shtoi se qeveria kontrollon çdo qelizë të shtetit përmes lidhjeve me krimin dhe drogën, duke qenë një “armik i pluralizmit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?