Protesta e 8 Dhjetorit dhe një histori me gjyshen e Ngjelës

 

Nga Mero Baze

Ka një përpjekje të Sali Berishës për t’u vetsugjestionuar për një “mrekulli” që mund të ndodh nga dhuna më 8 Dhjetor, duke rrëzuar. Postimet e tij aluçinante, fjalori i tij patetik, të mosndjerit rehat me veten dhe kur shfaqet në ekran, të gjitha tregojnë se ai do të krijoj idenë, se diçka e madhe do të ndodh më 8 Dhjetor. Biles për këtë nuk ka kurseyer as kërcënimet fizike për Edi Ramën dhe shantazhet verbale për dhunë ndaj tij.

E gjitha është një shpresë e vakët e tij, për mos dështimin e mitingut dhe për të treguar se rruga e forcës është më shpresdhënëse për opozitën se beteja politike.

Nuk është hera e parë që e bën këtë. Dhjetra herë në karrierën e tij, kur mbetet i izoluar, i defaktorizuar dhe i pa shpresë për pushtet, i drejtohet rrugës dhe shantazheve verbale, për dhunë, por ajo që i ndodh më pas, e zhyt më keq. Dhuna ëshët mjet mbiejtese në poltike, por jo mjet triumfi. Berisha po e kthen PD pikërisht tek llogoret e mbijetesës.

Mbaj mend në vitin 2004, kur nisi një fushatë me tre protesta të mëdha nën slloganin “Nano ik”. Tek mitingu i parë paralajmëroi përmbysje, largim të Fatos Nanos nga zyra, dhunë mbi kryeministrinë, tërheqje zvarrë etj. broçkulla të kësaj natyre që lëshon sot, që të dukej që kishte mbështetje. Mitingu i parë ishte i mirë. Pastaj erdhi i dyti dhe u përgjysmua, ndërsa i treti mbetën një grusht njerëzish.

-Cfarë ndodhi avokat ju drejtua Ngjelës, përse njerëzit nuk erdhën më në miting?

-Ty të ka gjetur si mua me gjyshen i tha Ngjela. Kur isha student, merrja një shoqen time në dhomë, dhe sa herë futesha brenda, gjyshja rrinte tek dera dhe më porosite “aman se mos i bësh gjë çupës botës”. Ma tha disa herë dhe më mërziti.

-Dakord moj gjyshe i thashë, nuk i bëj gjë, por puna është që nuk vjen më pastaj.

Dhe ty kështu të ka gjetur i tha. U the hajde se do ta përmbysim , do ta vrasim, do ta tërheqim zvarrë, erdhën shetitën ikën, nuk bërën gjë dmth…Nuk të vijnë më!

Prandaj gjithë ata që janë tensionuar nga thirrjet aluçinate të plakut të vjetër të PD duhet ta marrin më me humor këtë gjë. Nuk ka për të ndodhur gjë, dhe ato turma që ndillen për dhunë në sheshe, vetëm sa largojnë qytetarët. Unë besoj se PD është më e mençur se Berisha dhe nëse do sa më shumë qytetarë të shesh, duhet ti ftoj ata për protestë nëse do shumë.

Për dhunë janë gati shumë pak vet. Dhe nëse i karikon me idenë se më 8 dhjetor do përmbysin pushtetin me dhunë, jo vetëm që është duke i tallur, por është dhe duke i larguar nga trupa e protestueve, ata që mund të mbështesin protestat ndaj qeverisë për një kohë të gjatë.

8 Dhjetori i 1990 është një histori e madhe për shqiptarët, e cila nëse tenton të imitohet bën qesharak, ata që duan ta imitojnë. Historia që tenton të përsëritet herën e dytë është gjithnjë komike.

Kështu duhet marrë dhe përpjekja e Berishës për t’u dukur si i fort më 8 Dhjetor të 2015. Është thjeshtë një plak i hedhur në mes të rrugëve nga historia, që e ka luftën me kohën dhe pamjaftueshmërinë e saj, për t’u rikthyer dhe një herë. Dhe një makth i tillë e bën ashtu siç duket, i çmendur.

Por merreni me humor dhe dilni në shesh pa frikë. Dilni protestoni ndaj qeverisë, dhe ndaj gjithë pakënaqësive që keni për të. Dilni mes të tjerash dhe për ta shpëtuar opozitën nga spiralja e dhunës ku e ëndërron plaku i saj, i cili ka frikë s ebetejat politike serioze, e lënë në harresë.

Merreni qetë, se është rrugë e gjatë dhe duhet të ridilni përsëri.

Nuk keni pse zhgënjeheni pse nuk i doli fjala një të marri. Ai nuk ka hallet tuaja, nuk ka mungesat tuaja në shtëpi, nuk ka moralin tuaj. Problemi më i madh që ka familja e tij, ështt sherri mes ish nuses djalit dhe të dashurës së re për macet, kalin dhe qenin, dhe xhelozia e të birit që babai çmon më shumë dhëndërrin se atë për politikë. Ata nuk kanë problem paresh, kanë problem ku ti prishin ato. Nuk kanë probleme taksash, se kanë qenë gjithë jetën sekserë, kanë problem pse nuk marrin më taksa.

Ju që do dilni nesër në shesh, dilni për veten tuaj, për hallet tuaja, dhe mbi të gjitha për të mos e dorzuar fatin tuaj në aspiratat aluçinate të një plaku të rrjedhur. Merreni me humor si një babagjysh të vitit të ri, por kujdes, se tani, dhe babgjyshët vjedhin! Ai do t’u vjedh protestën tuaj!

TEMA

SHKARKO APP