Protesta e dhunshme përpara Kryeministrisë, reagon Balla: Grupi kriminal mbulohet me çadra gati për molotovët
Kreu i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar për nisjen e protestës së katërt kombëtare të thirrur nga opozita përpara godinës së Kryeministria e Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ironizoi protestën dhe pjesëmarrësit, duke shkruar se “sheshi dhe mejdani” janë gati, ndërsa i cilësoi protestuesit si një grup që, sipas tij, fshihet pas çadrave dhe përgatitet për akte dhune.
Reagimi i tij erdhi në kohën kur protesta e organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë po zhvillohej në qendër të Tiranës. Gjatë tubimit u raportuan edhe incidente, ku disa protestues hodhën molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
KOHA JONË SONDAZH
Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?
Results
Vota totale: 4989

