Protesta e opozitës, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Shmangni grumbullimet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lajmëruar qytetarët amerikanë që të kenë kujdes gjatë zhvillimit të protestës së opozitës që mbahet sot pasdite në orë 18:00 para Kryeministrisë.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë të ndjekin mediat lokale dhe të zbatojnë udhëzimet e forcave të rendit për informacionet më të fundit. Në njoftim theksohet se, edhe pse protestat shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt.

Njoftimi nga Ambasada: 

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një protestë është planifikuar të zhvillohet të hënën, më 22 dhjetor 2025, në orën 18:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë, e vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Pritet prani e shtuar policore, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i Ambasadës së SHBA është këshilluar të shmangë protestën. Ndiqni mediat lokale dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve vendore të rendit për informacionet më të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse protestat dhe tubimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Udhëzimi ynë i vazhdueshëm është të shmangen zonat e protestave. Nëse ndodheni në qytet, qëndroni vigjilentë dhe vendosni sigurinë tuaj personale si prioritet. Forconi masat tuaja të sigurisë duke zbatuar zakonet e mëposhtme:

Veprime për t’u ndërmarrë:

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje;

Të jeni të vetëdijshëm për rrethinën tuaj;

Të kufizoni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonit ose kufjeve në ambiente publike;

Të ndiqni mediat lokale;

Të keni gjithmonë një plan emergjence ose strategji daljeje;

Të mbani një profil të ulët”, sqarohet në njoftim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?