Protesta e pandalshme tek Kryeministria, Lapaj: Ja arsyet e ”bezdisjes” së Ramës nga qëndresa jonë

Kreu i lëvizjes ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj akuzon institucionet për dhunë ndaj protestuesve dhe shkelje të ligjit, ndërsa theksoi se qëndresa qytetare po rritet. Sipas tij, edhe vetë Gjykata ka konstatuar se ndërhyrja është kryer brenda orarit të lejuar të protestës. ”Kanë thyer lejen e protestës. Nëse do të kishin kundërshtime për çadrat, ndërhyrja mund të bëhej pas përfundimit të orarit, jo gjatë saj”,-tha në ”News 24”.

Sipas Lapajt, 13 protestues janë shoqëruar, katër janë arrestuar dhe nëntë të tjerë janë proceduar penalisht. Ai tha se Gjykata i ka shpallur arrestimet të paligjshme. ”Në një shtet ku një numër relativisht i vogël qytetarësh protestojnë, përballë një numri kaq të madh forcash policore, dhe gjykata kundër veprimeve të policisë, kjo tregon se diçka nuk shkon”,-tha Lapaj.

Për më tepër Lapaj u shpreh se kryeministri shqetësohet nga protestat e vazhdueshme përpara zyrës së tij dhe nga fakti që qytetarët nuk kanë më frikë të protestojnë. “Atë nuk e shqetësoj unë, por qytetarët që janë gati të qëndrojnë poshtë zyrës së tij dhe t’i thonë ”hajdut””,-deklaroi ai. Duke iu referuar protestës së fundit, Lapaj theksoi se mbi 3 mijë qytetarë morën pjesë, përballë 600-700 forcave policore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?