Protesta e PD para Kryeministrisë, Spahiu: Më e vogla dhe më e dështuara në historinë e Shqipërisë

Sali Berisha nisi sot para Kryeministrisë ”Foltoren 2”, por pjesëmarrja në protestë ishte e vogël. Juristi Kreshnik Spahiu e cilësoi këtë protestë si më të voglën në histori. Ai tha se protesta tregoi se PD ka degraduar në nivelin e shoqatave.

Spahiu tha se ‘”Protesta e sotme tregon se është protesta më e vogël në historinë e Shqipërisë të kësaj partie. E para flasin numrat dhe nuk është pjesë e dobësinë organizative të Berishës por provë dhe fakt i humbjes së mbështetjes ndaj PD.

Berisha është përpjekur për të organizuar protestë në ditë më të vështira. Ai sot tregoi se ka arritur dhe e ka degraduar partinë në nivelin e shoqatave. Edhe shoqatat kanë bërë protesta më të mëdha se PD sot, edhe partitë e reja kanë bërë protesta më të mëdha”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?