Protesta e PD, ministrja Koçiu: Dhuna nuk është zgjidhje, mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën
Një reagim i fortë ka ardhur nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, e cila ka dënuar çdo inkurajim të akteve të dhunës nga drejtues të opozitës. Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu dënon inkurajimin e akteve të dhunës, sipas saj nga drejtuesit e opozitës dhe u bën thirrje organizatorëve të mbajnë larg të miturit për të mos rrezikuar jetën e tyre të e qytetarëve. ”Ata të rinj e të mitur që përfshihen në akte dhune nuk janë as heronj e as trima, por janë të keqpërdorurit e atyre që në mënyrë patologjike vijojnë të mbështeten te dhuna, pa mundur të ndërtojnë alternativë tjetër veç shkatërrimit”,-shkruan Koçiu.
Postimi i plotë
Dënojmë çdo inkurajim aktesh dhune nga drejtues të opozitës. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që t’u bëjnë apel simpatizantëve që të shmangin aktet e dhunës dhe të mbajnë të miturit larg çdo akti që do të rrezikonte jetën e tyre dhe qytetarëve.
Dhuna nuk është zgjidhje! Dhuna është shfaqje e dëshpërimit nga ata që në vend të alternativës krijojnë skena që rrezikojnë jetën e qytetarëve, policëve e gazetarëve.
Ata të rinj e të mitur që përfshihen në akte dhune nuk janë as heronj e as trima, por janë të keqpërdorurit e atyre që në mënyrë patologjike vijojnë të mbështeten te dhuna, pa mundur të ndërtojnë alternativë tjetër veç shkatërrimit.
KOHA JONË SONDAZH

