
Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të hënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 protestues, ndërsa për gjashtë të tjerë është vendosur masa ”detyrim paraqitjeje”, në lidhje me protestën e organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë më 17 prill. Kjo është hera e parë që nga protestat e fundit që Gjykata vendos masën më të rëndë të sigurisë ndaj protestuesve të ndaluar pas tubimeve të opozitës.