Protesta e PD-së tek Kryeministria, qindra policë në gatishmëri

Në orën 18:00 do të mbahet protesta e PD-së para Kryeministrisë. Rreth 500 policë janë në gatishmëri dhe do të pozicionohen pranë Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet tubimi. Një pjesë tjetër e forcave do të qëndrojë në gatishmëri për të ndërhyrë në godinat e tjera nëse situata e kërkon.

Plani i policisë ka nisur që prej orës 14:00, ndërsa parkimi i automjeteve përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit është ndaluar. Nga ora 15:00 dhe deri në përfundim të protestës, e cila pritet të zgjasë rreth dy orë, të gjitha rrugët që të çojnë në bulevard do të jenë të bllokuara.

Qytetarëve u është kërkuar të shmangin këto rrugë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se mund të ketë spostime të automjeteve nëse protestuesit nuk qëndrojnë vetëm para Kryeministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?