Protesta e së shtunës nga PD përballë Kryeministrisë, Balliu: Do të ketë përshkallëzim

Çfarë do të ndodh nesër në protestën e thirrur nga PD përballë Kryeministrisë? Në protestat e fundit janë parë episode të dhunshme, madje edhe në Xhaminë e Namazgjasë. Por deputeti i PD, Klevis Balliu thotë se protesta do të jetë ndryshe nga tubimet e javëve të fundit të opozitës, duke shpjeguar se do të ketë një formë përshkallëzimi.

Sipas tij do të ketë forma të ndryshme të shprehjes së revoltës, ndërsa nënvizoi se protesta vijon sepse e kërkon me ngulm përshkallëzimi i aksionit të opozitës.

“Do ketë një protestë të cilën në protestat e fundit nuk e keni parë. Do ketë përshkallëzim. Do ketë forma të ndryshme. Protesta vijon sepse kërkon me ngulm përshkallëzimi i aksionit të opozitës”, u shpreh ai mes të tjerash.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?