Protesta Kombëtare e PD, Flamur Noka: Sot fillojmë, por nuk dimë se kur mbarojmë

”Sot fillojmë. Se kur do të mbarojmë do t’ju themi ditën që do të rrëzohet ky narkoregjim dhe do t’i jepet vendit qeveria teknike”, -thotë sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka nga selia blu. Edhe pse u tregua hermetik për detajet e protestës, Noka tha se të gjithë skenarët janë të mundshëm.

”Të gjitha skenarët do të jenë të hapur. Do t’i diskutojmë dhe do të vendosim”. Ai theksoi se arsyet e protestës mbështeten në prova dhe fakte që ndodhen në duart e drejtësisë.

Noka përmendi dosjen e AKSHI-t, duke akuzuar qeverinë se ka funksionuar si një organizatë kriminale dhe plaçkitëse, ku të dhënat sensitive të shqiptarëve dhe tenderët publikë janë kontrolluar nga krimi i organizuar. Noka nënvizon se ekonomia dhe e ardhmja e vendit janë në rrezik dhe u bëri thirrje qytetarëve për të protestuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?