Protesta Kombëtare nga PD, Meta: Të gjithë në këmbë për t’ua rikthyer vendin shqiptarëve
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dha një mesazh në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, në prag të protestës kombëtare të PD dhe të mbështetur nga opozita e gjërë.
“Ju jeni në vijën e parë të betejës kundër një regjimi mafioz të implantuar për të shpopulluar Shqipërinë, për të shpërbërë vlerat më të mira të shoqërisë tonë e sidomos të familjes Shqiptare. Ligji antifamilje është atentati më i rëndë që i bëhet identitetit dhe dinjitetit të cdo Shqiptari. Ndaj të gjithë pa dallime partiake, të ngrihemipër të shporrur këtë klikë sorrosiste pa atdhe, pa familje, pa zot dhe pa gjini. Ose më saktë ata kanë vetëm një “gjini” atë të kleptokratëve.
Ndaj të gjithë në rrugë për të shembur këtë barrikadë të kleptokracisë, këtë barrikadë të korrupsionit të organizuar të shkrirë në një më keimin e organizuar. Të gjithë të ngrihemi në këmbë për të shembur ligjin antifamilje dhe për të zbatuar e forcuar Ligjin Antimafie në mënyrë që ti kthejmë popullit Shqiptar të gjitha lekët dhe pasuritë e grabitura nga organizata kriminale me kryetarin e saj. Misioni ynë ështëqë Shqipërinë tua rikthejmë Shqipëtarëve. Ky mision do përmbushet me çdo çmim. Mirënjohje të gjithëve për sakrificat dhe kurajon”, tha ndër të tjera Meta.
KOHA JONË SONDAZH

