Protesta kundër modës

Një akt i pazakontë ndodhi gjatë prezantimit të koleksionit të Dior në Paris. Një aktviste në mbrojtje të klimës denoncoi”ndikimin e industrisë së modës në mjedis dhe shoqëri”. Duke sfiluar në skenë me pankartën“Ne jemi të gjithë viktima të modës”, akti i të resë e la skenën në konfuzion.

Një aktiviste e lëvizjes “Extinction Rebellion” ka ndërprerë sfilatën e Diorit në Paris për të përcjellë një mesazh në mbrojtje të mjedisit. Protestuesja hyri qetësisht në pasarelë, si të ishte një nga modelet e shfaqjes, ndërsa në duar mbante pankartën “Në jemi të gjithë viktima të modës”.

Akti i të resë kishte për qëllim të denonconte “ndikimin e industrisë së modës në mjedis dhe shoqëri”, tha një zë dhënësi lëvizjes në Francë. Protestuesja eci drejt fotografëve pasi modelet kishin dalë nga pista, duke e lënë skenën në konfuzion nëse ishte një truk apo pjesë e shfaqjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dior nuk pranoi të komentojë këtë akt të lëvizjës “Extinction Rebellion” që ka udhëhequr protestat në Javën e Modës në Londër që nga Shkurti 2019. Lëvizja filloi një fushatë këtë javë duke e vënë theksin tek ndotja që gjeneron industria. Ndërsasa i përket koleksioni të veshjeve të grave, ato janë dizenjuar nga Maria Grazia Chiuri, e cila shpesh ka përcjellë mesazhe feminist nëpërmjet logove në bluza dhe në set.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?