Protesta për UÇK në Tiranë, Balluku: Shqiptarët ngritën zërën jo për politikë, por për kujtesë
Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku thotë se protesta tubim që u mbajt në sheshin ”Skëndërbej” për UÇK, erdhi nga shqiptarët si një veprim ngritje zëri, jo për politikë, por për kujtesë.
”Nën hijen e Skënderbeut, populli i Tiranës ishte mikpritës për shqiptarët e të gjitha trevave dhe ngriti zërin, jo për politikë, por për kujtesë, për ata që luftuan që kjo tokë të mos ketë më gjykata të padrejta dhe drejtësi të padrejtë.
Kjo turmë është përgjigjja e një kombi që nuk harron, që nuk pranon që lufta e UÇK-së të gjykohet në sallat ku heshtet historia dhe shpallet faji i lirisë”,-shkruan Balluku.
KOHA JONË SONDAZH

