Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

Gazetari Roland Qafoku zbuloi se është ngritur një bord i përbërë nga 13 veta që diskutojnë nëse duhet të ulen apo jo në dialog me Edi Ramën, çështje për të cilën nuk ka vendimmarrje për situatën në Zvërnec. Qafoku zbuloi dy emra, Andi Tepelena dhe Artan Manushqja. Bëhet fjalë për aktivistë të shoqërisë civile, që i janë bashkuar disa kauzave dhe protestave.

“Një detaj që unë kam mësuar është që është ngritur një bord, diku te 13 veta, që po diskutojnë nëse duhet të diskutojnë me z.Rama. Nuk është vendosur. Një emër është në mos gaboj Andi Tepelena, Artan Manushqja, kryesisht emra jo politik, aktivistë të shoqërisë civile, mbështetës të disa kauzave.

Ajo që s’më pëlqeu është që në protestë ishin futur edhe politikanë sot. Dëmtohet kauza, na lodhën politikanët. Po shkuan politikanë atje u shkatërrua. Deri dje thoshin t’i shtrojmë me tapet të kuq Trump-it, tani janë pro projektit. Jemi që çke me të për projekte gjigante, kështu zhvillohet edhe turizmi, por kur mungon transparenca”, tha Qafoku në ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?