FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta zhvendoset tek Kuvendi, deputetët e PS kalojnë pranë tyre. Qytetarët: Jeni të shitur

Protesta qytetare po vijon edhe sot, duke hyrë në ditën e saj të 19-të. Qytetarët nisën të grumbullohen në sheshin Skënderbej”, ku më pas kaluan në Fan Zone dhe tani ndodhen përballë Kuvendit të Shqipërisë. Teksa qytetarët lëshojnë thirrje kundër qeverisë dhe opozitës, deputetët e PS-së kanë kaluar aty pranë, dhe qytetarët njëzëri thërrasin: Jeni të shitur!

Ndryshe nga ditët e mëparshme, organizatorët njoftuan se grumbullimi do të fillonte në orën 19:00, një orë më vonë se zakonisht. Në mbrëmje pritet që pjesëmarrësit të zhvillojnë marshimin e radhës në qendër të qytetit, duke vijuar serinë e tubimeve që po mbahen prej më shumë se dy javësh.

Protestuesit kanë bërë thirrje për pjesëmarrje, duke theksuar vazhdimësinë e aksionit të tyre edhe në ditët në vazhdim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?