Protestat “për të djegur” reformën në drejtësi
Nga Mero Baze/
Protestat peridoke të opozitës, të paralajmëruara nga daljet e fundit të Lulzim Bashës, duket se kanë një prapavijë të qartë politike, që synojnë tensionimin e klims politike për të shmangur konsesuesin për reformën në drejtësi. Pas protestës së 8 dhjetorit që tentoi të kompesoj pjesmarrjen, me flakët mbi një bunkier, paralajmërimi i protestave periodike, është një skemë që synon të djeg çdo shans që PD të votoj refomnnë në drejtësi.
Ka disa detaje që e ilustrojnë qart këtë skemë Është e qart se duke qenë periodike, protestat do të jenë të pakta në numur dhe si të tilla ato shërbejnë vetëm për të mbajtur gjallë klimën e tensionit, me qëllim që të mos ketë klimë bisedimesh, por situatë lufte. Vetëm kjo klimë i jep alibi Lulzim Bashës të qëndroj larg tryezës së konseusit dhe të arsyetoj “prerjen në besë” që po u bën diplomatëve të rëndësishëm perëndimor, të cilëve u ka premtuar votën për reformën.
Një tjetër detaj i rëndësishëm është fakti që Basha ka prodhuar si kërkesë të tij specifike qeverinë teknike. Ti kërkosh një mazhorance me 88 vota qeveri teknike, pra pushtet në tavolinë, në një kohë që ajo testohet vazhdimisht si shumicë abosulte në çdo votim, do të thotë të tallesh dhe të tregosh se kjo nuk është kërkesë por pretekst. Qeveri teknike, Berisha nuk bëri më 2013, pas 1 Prillit kur u largua LSI nga kolaicioni, por bleu tre deputetët e PS dhe vazhdoi të qeverisë i vetëm. Kjo parti pra që ka dhënë shembullin më flagrant të mos pranimit qeveri teknike dhe kur ka qenë qeveri minaronce, ndërsa tani i kërkon një qeverie që ka mazhorancë absolute, të dorzoj pushtetin në tavalinë. Për çdo njeri që është marrë qoftë dhe një orë seriozisht me politikë në këtë vend, është e qartë se nuk kemi të bëjmë me kërkesë, por me një prektest për të mos bashkpunuar për reformën në drejtësi.
Në këtë udhë, është dhe përpjekja e tyre për tu bërë të padëgjueshëm ndaj ndërkombëtarëve në Tiranë, sidomos pas dhunës së dënueshme në mitingun e 8 Dhjetoit. Së paku Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Bashkimi Evropian reaguan zyrtarsht kundër dhunës dhe i kërkuan ta bëj këtë dhe lidershipi i PD si dhe Presidenti i Republikës. Asnjë nuk e bëri me shumë vetdije dhe kjo detyroi ambsadorin e SHBA dhe atë të BE, të bojkotojnë darkën “Gala” të tij, ndësa ambasadori gjerman u detyrua të bëj shpjegime publike, se si i kishin kepërdorur prezencën e tij atje.
Kjo klimë moskonumikimi me dy ambasadorët që kanë marrë përsipër reformën në drejtësi, është po ashtu e qëllimshme dhe i shërben krijimit të një klime kundër reformës.
Arystet përse PD nuk e voton reformën nuk kanë të bëjnë me ndonjë kërkesë specifike të saj, por me strategji politike për të mos e votuar. Hollësitë tenike të PD, nuk prekin gjëra thelbësore dhe frika se mund të relaizohen, i bën ata të hidhen në luftë për të djegur procesin e miratimit të reformës.
Shumë nejrëz në krye të PD natyrisht q ëkanë frikë nga prokurori antikorrupsion dhe byroja e hetimeve, e cila mund të pres shumë koka poltikanësh të koruptuar në vend, dhe nuk e duan reformën. Por kjo nuk ëshët arsye kryesore. PD nuk pranon ti jap shumicës atributet e suksesit për këtë reformë, dhe duke e kombinuar me frikën që ka nga mundësia e funksionimit të saj, po krijon gjithë këtë lëvizje politike kundër reformës.
Kështu që këto javë deri në Mars, do ketë përpjekje të përjavshme dhe ndoshta të përmuajshme, për të pasur nga një miting, jo vetëm për të djegur ndonjë bunkier apo për të thye ndonjë xham, por “për të djegur” shpresat që Parta Demokratike të jetë votuese e reformës në drejtësi. Në një farë mënyre është rasti, kur kupola politike e një partie, po manipulon me njerëzit, të cilët kanë mijëra arsyet të dalin në protestë, për ti përdorur për hallin e tyre , për t’u mbrojtur nga drejtësia.
TEMA