Protestë më 31 Janar, Lapaj: Institucionet e kapura nga Rama nuk po e dorëzojnë Ballukun te drejtësia

Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, ditën e shtunë më 31 janar, në orën 18:00 do të mbajë një tjetër protestë përpara Kryeministrisë. Adriatik Lapaj akuzon qeverinë për mungesë të marrjes së masave ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar nga SPAK.

Lapaj pretendon se institucionet janë “të kapura nga kryeministri Edi Rama” dhe se, sipas tij, prej 52 ditësh nuk po ndërmerren hapa konkretë për dorëzimin e Ballukut para drejtësisë.

Ai krahasoi trajtimin e qytetarëve të zakonshëm me atë të zyrtarëve të lartë, duke deklaruar se për shkelje të vogla ligjore qytetarët përballen menjëherë me ndëshkime, ndërsa, sipas tij, zyrtarët e lartë nuk mbajnë përgjegjësi për abuzime me fondet publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Lapaj u bëri thirrje qytetarëve që të mos pajtohen me situatën aktuale dhe të marrin pjesë masivisht në protestë, së bashku me familjarë dhe të afërm, duke e cilësuar protestën si një akt qytetar kundër korrupsionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?