Protestë më 8 tetor kundër Reformës Territoriale, Berisha: Shuhen 15 bashki
Një protestë e paralajmëruar si qytetare dhe rinore, pa simbole politike, pritet të zhvillohet më 8 tetor kundër Reformës Territoriale.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë, duke kundërshtuar ndryshimet e propozuara në ndarjen administrative të vendit.
Në qendër të debatit është ndryshimi i hartës së bashkive. Sipas Berishës, reforma parashikon shkrirjen e 15 bashkive të tjera, një proces që, sipas tij, do të ndikonte drejtpërdrejt në komunitetet lokale.
“Me një të rënë të lapsit, shuhen 15 bashki të tjera”, është shprehur Berisha, duke e cilësuar protestën e 8 tetorit si një reagim qytetar ndaj ndryshimeve të propozuara.
Protesta pritet të mbledhë qytetarë dhe të rinj që kundërshtojnë riorganizimin territorial dhe ndryshimet e mundshme në hartën administrative të vendit.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4762

