
Ka nisur protesta e thirrur nga studentët, të cilët kanë bllokuar rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonit që të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë qarkullimin e automjeteve.
Për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit janë angazhuar rreth 700 efektivë policie.
Ndërkohë, studentët kanë përcjellë edhe mesazhin “Ne nuk harrojmë”, duke vijuar protestën dhe kërkesat e tyre.