Protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë Tiranë
Lajme E Premte, 11 Dhjetor 2020 18:58
Për të tretën ditë me radhë vijon protesta në Tiranë pas vrasjes së Klodian Rashës nga një oficer policie. Pas marshimit në bulevard përballë Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme, protestuesit i janë drejtuar së fundi Drejtorisë së Policisë Tiranë. Ata kërkojnë dorëheqjen e kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.