Protestuesit ndalojnë para godinës së Kuvendit: 140 deputetë, të gjithë analfabetë
Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa protesta ka mbërritur tashmë para godinës së Kuvendit, pas ndalesës së mëparshme pranë Ambasadës së Malit të Zi.
Para Parlamentit, protestuesit kanë shtuar thirrjet kundër qeverisë dhe deputetëve, duke brohoritur në kor slogane si “140 deputetë, të gjithë analfabet”, “Parlamenti i krimit” dhe “Atdhe, ti na ke”.
Gjatë tubimit u dëgjuan gjithashtu thirrjet “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.
Me flamuj kombëtarë në duar, protestuesit vijojnë marshimin në kryeqytet, në ditën e 104-të të protestës. Tubimi po shoqërohet me thirrje të forta politike dhe kundërshtime ndaj institucioneve.
KOHA JONË SONDAZH

