Protestuesit përdorin molotov para PS, digjen makina policie

Pas marshimit dhe incidenteve tek Ministria e Brendshme e Shqipërisë, turma e protestuesve të opozitës është drejtuar drejt selisë së Partia Socialiste e Shqipërisë. Me thirrje si “Parti e krimit!” dhe “O Edvin, o legen priten Salën se po vjen”, protestuesit kanë tentuar të futen në rrugicën që çon drejt selisë, por janë ndaluar nga forcat e rendit.

Gjatë përplasjes, protestuesit hodhën bombola Molotov drejt rrugicës që lidh selinë e PS me Banka e Shqipërisë, duke rritur tensionin në zonë. Policia ka reaguar duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës, pasi u dogjen makina policie.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e rendit vijojnë të ruajnë perimetrin përreth selisë së PS dhe rrugëve përreth.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?