Prurje maksimale në Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës, situatë e tensionuar hidrike

Situata sinoptike për kaskadën e lumit Drin mbetet e vështirë edhe për ditët në vijim, pasi reshjet e shiut pritet të vijojnë pa përmirësim të ndjeshëm. Kjo ka sjellë rritje të ndjeshme të prurjeve ujore në të tre hidrocentralet kryesore të kaskadës dhe po ushtron presion të vazhdueshëm mbi rezervat ujore.

Sipas të dhënave më të fundit, prurjet natyrore në kaskadë kanë arritur vlera të larta, me 2400 metra kub në sekondë në hidrocentralin e Fierzës, 1200 metra kub në sekondë në Koman dhe rreth 400 metra kub në sekondë në Vau i Dejës. Nivelet aktuale të ujit në liqenet përkatëse janë 284.8 metra në Fierzë, 174.2 metra në Koman dhe 75 metra në Vau i Dejës.

Për të përballuar situatën dhe për të ruajtur sigurinë e digave, po kryhen shkarkime të kontrolluara, ku në Fierzë aktualisht nuk ka shkarkime, në Koman shkarkohen 1200 metra kub ujë në sekondë, ndërsa në Vau i Dejës shkarkimet kanë arritur në 1600 metra kub në sekondë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bën me dije se po monitoron në mënyrë të vazhdueshme situatën hidrike në të gjithë kaskadën e Drinit dhe po bashkëpunon me institucionet përkatëse për të garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të burimeve ujore. Qytetarët që jetojnë pranë shtratit të lumit Drin këshillohen të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të rrezikut të mundshëm nga përmbytjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?