FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Benet Beci: Rikthehen reshjet e dëborës, nis pastrimi i rrugës Bogë–Qafë Thore–Theth

Reshjet e dëborës janë rikthyer në zonat malore të qarkut Shkodër, duke sjellë angazhimin e menjëhershëm të strukturave përgjegjëse për garantimin e qarkullimit rrugor.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, bën me dije se firmat kontraktuese janë në terren dhe po punojnë intensivisht për pastrimin dhe kriposjen e rrugës në aksin Bogë – Qafë Thore – Theth, një nga rrugët më të frekuentuara turistike gjatë sezonit dimëror.

Sipas tij, mjetet e borëpastrimit janë duke operuar pa ndërprerje, me qëllim mbajtjen e rrugës të hapur dhe të sigurt për qarkullim. Njëkohësisht, autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të pajisin automjetet me goma dimërore apo zinxhirë, sipas kushteve atmosferike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia Shkodër garanton se situata po monitorohet në vijimësi dhe ndërhyrjet do të vazhdojnë sa herë të jetë e nevojshme për të shmangur problematika në lëvizjen e automjeteve dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe vizitorëve./J.H/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?