Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 11:50 Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari Vëllai i ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban, Áron Orbán, raportohet se është arrestuar këtë të hënë në kuadër të një hetimi për trafikim emigrantësh. Lajmi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel

Aktualitet
E hënë, 26 Tetor 2026 10:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Wizz Air, një nga kompanitë ajrore më të mëdha me kosto të ulët në Evropë dhe Amadeus, kompania lider në teknologjinë e udhëtimeve, njoftuan sot arritjen e një marrëveshjeje të rëndësishme, falë së cilës ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme për herë të parë përmes platformës Amadeus Travel. Marrëveshja zgjeron aksesin në ofertat e kompanive ajrore me kosto të ulët, duke u mundësuar agjencive të udhëtimit një gamë më të gjerë opsionesh fluturimi.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, ofertat e Wizz Air do të jenë të aksesueshme për rrjetin e gjerë të agjencive dhe operatorëve të udhëtimit të Amadeus në tregje të përzgjedhura, përmes zgjidhjes Amadeus Ticketless Access (ATLA). Kjo do të zgjerojë ndjeshëm praninë e kompanisë ajrore në treg dhe do t’i mundësojë Wizz Air të lidhet me një gamë të gjerë kanalesh shpërndarjeje, duke përfshirë kompanitë e menaxhimit të udhëtimeve, agjencitë e udhëtimit, agjencitë online të udhëtimit (OTA), operatorët turistikë dhe biznese të tjera që ofrojnë shërbime udhëtimi. Gjithashtu, kjo marrëveshje do ta bëjë më të lehtë për agjencitë dhe operatorët e udhëtimit kërkimin dhe rezervimin e fluturimeve të Wizz Air, si dhe të shërbimeve shtesë, përmes sistemeve ekzistuese të Amadeus.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm në strategjinë e Wizz Air, duke duke rritur ekspozimin e kompanisë ajrore në rrjetin e agjencive dhe operatorëve të udhëtimit, si dhe duke mbështetur zgjerimin e mëtejshëm të aktivitetit të saj.

Më shumë mundësi zgjedhjeje për agjencitë dhe operatorët e udhëtimit

Përmes kombinimit të rrjetit gjithnjë në zgjerim të destinacioneve të Wizz Air me teknologjinë, shtrirjen në treg dhe kapacitetet e platformës Amadeus, ky bashkëpunim do t’u mundësojë agjencive dhe operatorëve të udhëtimit akses më të lehtë dhe të drejtpërdrejtë në tarifat ekonomike, paketat e udhëtimit dhe shërbimet shtesë të Wizz Air. Kjo ofertë më e gjerë do t’i ndihmojë agjencitë e udhëtimit t’u përgjigjen në mënyrë më efikase nevojave të klientëve, duke u ofruar më shumë alternativa përmes një platforme të vetme. Njëkohësisht, bashkëpunimi do të lehtësojë aksesin e kompanive dhe udhëtarëve të biznesit në tarifat konkurruese të Wizz Air, përmes platformave dhe kanaleve që ata përdorin aktualisht për rezervimin e udhëtimeve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ndërsa Wizz Air vijon të zgjerohet, ne jemi vazhdimisht në kërkim të mënyrave të reja për ta bërë rrjetin tonë të gjerë të destinacioneve dhe tarifat tona të përballueshme edhe më të aksesueshme për udhëtarët. Përfshirja për herë të parë e ofertës sonë në platformën Amadeus Travel Platform do t’i mundësojë rrjetit të gjerë të agjencive dhe operatorëve të udhëtimit që përdorin Amadeus të kenë akses në tarifat dhe shërbimet tona shtesë, duke e bërë ofertën e Wizz Air më lehtësisht të disponueshme për një numër më të madh klientësh. Jemi të kënaqur që po ndërmarrim këtë hap së bashku me Amadeus dhe presim me interes mundësitë e reja që ky partneritet do të krijojë për industrinë e udhëtimeve,” u shpreh Silvia Mosquera, Drejtuese e Marketingut dhe të Ardhurave në Wizz Air.

Mund t'ju interesojë

Dy aksidente në akset e Fierit: plagosen drejtuesi i motomjetit në Libofshë dhe një pasagjere në Levan

Dy aksidente në akset e Fierit: plagosen drejtuesi i motomjetit në Libofshë dhe një pas...

Para 21 minutash
Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027

Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhe...

Para 31 minutash
Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe L...

Para 1 ore

Elena Avila, Zëvendëspresidente Ekzekutive për Shpërndarjen e Udhëtimeve në Amadeus, u shpreh:

“Agjencitë dhe operatorët e udhëtimit kanë gjithnjë e më shumë nevojë për akses në një gamë më të gjerë ofertash nga kompanitë ajrore, përmes platformave dhe sistemeve që përdorin çdo ditë. Nga ana tjetër, kompanitë ajrore po kërkojnë mënyra më efikase për të zgjeruar praninë dhe shtrirjen e tyre në treg. Përfshirja e ofertës së Wizz Air në platformën Amadeus Travel Platform zgjeron mundësitë e zgjedhjes për agjencitë e udhëtimit, thjeshton aksesin në oferta në një treg ku kanalet e shpërndarjes janë të fragmentuara dhe mbështet synimin e Wizz Air për të zhvilluar më tej strategjinë e saj të shpërndarjes përmes kanaleve indirekte. Ky bashkëpunim përforcon angazhimin tonë për një sistem të hapur dhe të larmishëm të shpërndarjes së ofertave të kompanive ajrore dhe dëshmon rolin e Amadeus në ndërlidhjen e aktorëve të industrisë së udhëtimeve, duke krijuar vlerë të shtuar për kompanitë ajrore, agjencitë e udhëtimit dhe vetë udhëtarët.” – vijoi ajo.

RRETH WIZZ AIR

Wizz Air operon me një flotë prej 276 avionësh Airbus A320 dhe A321, duke ofruar shërbime cilësore dhe tarifa konkurruese për 69,7 milionë pasagjerë gjatë vitit financiar 2026. Kompania është e listuar në Bursën e Londrës me simbolin WIZZ dhe është renditur ndër dhjetë linjat ajrore më të sigurta në botë nga AirlineRatings.com. Wizz Air është vlerësuar me çmimin “Kompania Ajrore e Vitit” në vitet 2019 dhe 2023, si dhe me çmimin “Kompania Ajrore me Kosto të Ulët më e Qëndrueshme” për pesë vite radhazi (2021–2025). Në vitin 2026, kompania u rendit e dyta në botë dhe e para në Evropë për performancën në reduktimin e intensitetit të emetimeve, sipas Cirium, duke dëshmuar angazhimin e saj për një transport ajror më të qëndrueshëm.

PËR MË SHUMË INFORMACION: Ekipi i Komunikimit Korporativ të Wizz Air: [email protected]

RRETH AMADEUS

Amadeus është një nga platformat kryesore teknologjike në industrinë globale të udhëtimeve, që mbështet kompanitë ajrore, aeroportet, hotelet dhe agjencitë e udhëtimit përmes zgjidhjeve inovative që përmirësojnë efikasitetin dhe përvojën e udhëtarëve. Duke integruar teknologji të avancuara, si inteligjenca artificiale, teknologjia cloud, biometria dhe analiza e të dhënave, Amadeus kontribuon në zhvillimin e një ekosistemi udhëtimesh më inteligjent, të ndërlidhur dhe të qëndrueshëm. Me një ekip ndërkombëtar që përfaqëson mbi 150 kombësi, kompania është e listuar në Bursën Spanjolle me simbolin AMS.MC, është pjesë e indeksit IBEX 35 dhe është përfshirë për 14 vite radhazi në indeksin Dow Jones Best-in-Class World Index për performancën e saj në fushën e qëndrueshmërisë. Amadeus. Teknologjia që i bën udhëtimet më të mira. Për më shumë informacion, vizitoni https://amadeus.com/en.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari
Para 2 minutash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari

Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji!
Para 4 minutash

Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji!

Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi
Para 10 minutash

Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi

Formacioni më i mirë i javës së 11-të në Abissnet Superiore
Para 20 minutash

Formacioni më i mirë i javës së 11-të në Abissnet Superiore

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 15 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

4 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 22 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.