
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka ngritur akuza të forta përmes një reagimi publik, duke pretenduar se një person që ai e cilëson si “fuksja e Ambasadës së Shqipërisë në Romë” po survejon hyrje-daljet në spitalin ku ndodhet Erjon Vishkulli.
Në deklaratën e tij, Noka pretendon se personi në fjalë po ushtron presion dhe po shantazhon familjarët e Vishkullit, ndërsa publikisht paraqitet sikur po tregon interes për të.
Noka pretendon gjithashtu se gazetarja Alba Kepi është kërcënuar hapur. Ai e shoqëron reagimin me shprehjen: “Të vrasin natën e të qajnë ditën”, duke ngritur akuza për sjelljen e personit që përmend në deklaratën e tij.
”Të vrasin natën e të qajnë ditën. Fuksja e Ambasadës së Shqipërisë në Romë po survejon hyrje-daljet në spitalin ku ndodhet Erion Vishkulli, shantazhon familjarët e tij ndërkohë që bën sikur për të. Ka kërcënuar hapur gazetaren Alba Kepi”,-shkruan Noka.
