
Kuvendi do të zhvillojë ditën e enjte (29 tetor) seancën e radhës plenare, teksa në vend vijojnë protestat studentore.
Ndër çështjet kryesore janë interpelanca me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shqyrtimi i projektligjeve për Bankën e Shqipërisë, Këshillin Fiskal dhe mbrojtjen e konsumatorit, si dhe ndryshimet në legjislacionin për biznesin, shoqëritë tregtare dhe administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara.
Gjatë seancës së kaluar pati tensione dhe përplasje. Sekretariati i Etikës përjashtoi me 60 ditë 6 deputetë të PD-së: Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi dhe Besart Xhaferri. Sakaq më herët u përjashtua edhe Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

