”PS do qeverisë deri në 2050”, Berisha komenton qeverinë e re: Rama nxori sot teorinë e pushtetit të vazhdueshëm
Pasi kryeministri shpalosi qeverinë e re, ka reaguar Sali Berisha, duke kritikuar ashpër qëndrimin e Ramës dhe duke e cilësuar atë si mbështetës të “teorisë së pushtetit të vazhdueshëm”. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se Rama po përdor opozitën si një “stoli”, duke shfrytëzuar praninë e saj në Kuvend për të justifikuar vazhdimësinë në pushtet deri në vitin 2050, siç vetë kryeministri e deklaroi më parë.
“Edi Rama nxori sot teorinë e pushtetit të vazhdueshëm, e pushtetit permanent, praninë tonë e shfrytëzon si stoli”, tha Berisha, duke iu drejtuar deputetëve dhe demokratëve. Berisha e quajti vendimin e kryesisë së PD-së për të hyrë në parlament si një “vendim jo i lavdishëm”, dhe shtoi se shumë demokratë kanë shprehur pakënaqësi ndaj tij. Ai theksoi nevojën për hapje të plotë ndaj anëtarëve të partisë dhe demokratëve.
Kreu i PD-së kritikoi rëndë përbërjen e parlamentit, të cilin e cilësoi si “narko-parlament”, duke akuzuar se në të janë përfaqësuar grupe kriminale dhe njerëz të përfshirë në skandale korruptive dhe kriminale.
KOHA JONË SONDAZH

