PS kërkon 46 bashki, Blendi Klosi: Nuk është reformë elektorale, donim që në 2014-ën më pak bashki

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh se ndarja territoriale me 46 bashki në vend të 61 bashkive, nuk është një reformë elektorale, por sipas tij, këtë ndarje e kanë dashur që në vitin 2014 me reformën e kaluar, por që nuk kanë patur vota për ta kaluar.

Pjesë nga biseda:

Klosi: Nuk është reformë elektorale, e kemi sistemin e votimit rajonal proporcional. Lista e deputetëve del nga rajonet dhe jo nga bashkitë. Nuk kemi asnjë ndryshim. Nuk kemi transformim të votave nga një qark në një qark tjetër. Pse ndodhi dhe a ishte e suksesshme reforma e 2014? Ishte një nga kryereformat që kemi ndërmarrë. Shumë e rëndësishme për ekononinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 2014 propozuam numër më të vogël bashkish, nga komisioni i drejtuar nga i ndjeri Fino, por nuk patëm votë të plotë në parlament. Janë pyetur të 61 bashkitë dhe konsultimi ka qenë i plotë. Në rast se PD do të kishte dakordësi dhe do të ulej në tryezë, do të bënte marrëveshje për territorialen, do të bënim një gjë shumë të mirë për vendin. Ajo që duhej bërë që në 2014 ishte një numër më i reduktuar bashkish.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rakipi: Mbi ç’kritere u vendos se cilat bashki do të shkriheshin? Shumë njerëz dolën kundër, jo vetëm opozita, por edhe shumë njerëz.

Klosi: Duhet të realizohet ligji i ri i kompetencave financiare, të kemi mundësi që të ketë funksione më të drejta dhe të plota. Për kriteret, ishte funksionaliteti i bashkive, në bazë të shumë kritereve nuk kryenin funksionet e tyre. Kishim numër të madh bashkish që nga shumë funksione nuk i kryenin.

Rakipi: A pati konsultime? Dolën njerëzit tuaj kundër. Mirë ata që kanë interesa, por popullata…

Klosi: Siç ka pro, ka edhe njerëz që e mendojnë kundër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?