PS me ekip të ri në Kuvend, ja si lëvizin drejtuesit e Komisioneve Parlamentare

Kuvendi në 4 vitet e ardhshme do të drejtohet nga një burrë. Elisa Spiropali do ta lërë drejtimin e këtij institucioni për të marrë drejtimin e Ministrisë së Jashtme, ndërkohë që në karrigen e Kuvendit do të ngjitet ish zv-kryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Bledi Çuçi do t’i lërë vendin deputetes së Durrësit, Klodiana Spahiu si nënkryetare. endin e lënë bosh nga Niko Peleshi në krye të grupit parlamentar të PS-së, do t’a rimarrë Taulant Balla. Pas disa vitesh angazhim në qeveri, Balla rikthehet tashmë në krye të deputetëve socialistë.

Ulsi Manja do të rimarrë drejtimin e Komisionit të Ligjeve, Igli Hasani do të drejtojë Komisionin e Jashtëm, ndërsa Arbian Mazniku do të drejtojë komisionin për Reformën Administrative Territoriale që do të ringrihet në Kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetar i Kuvendit

Swiss Digital Mobile Reklama

Ikën Elisa Spiropali

Vjen Niko Peleshi

Nënkryetari i PS në Kuvend

Ikën Bledi Çuçi

Vjen Klodiana Spahiu

Kryetar i grupit të PS

Ikën Niko Peleshi

Vjen Taulant Balla

Kryetar i Komisionit të Ligjeve

Ikën Klotilda Bushka

Vjen Ulsi Manja

Kryetar i Komisionit të Jashtëm

Ikën Mimi Kodheli

Vjen Igli Hasani

Legjislatura e re në Parlament do të nisë edhe me një ristrukturim të komisioneve të përhershme. Tashmë nuk do të jenë më 8 komisione të përhershme, por 11, nga të cilat shtatë do t’i drejtojë maxhoranca dhe katër opozita.

Komisionet e reja të përhershme parlamentare

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat- e drejton PS

Komisioni për Çështjet ligjore dhe Administratën Publike- e drejton PS

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen- e drejton PS

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet- e drejton opozita

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale- e drejton opozita

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm- e drejton PS

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik- e drejton opozita

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural- e drejton PS

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën- e drejton opozita

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme- e drejton PS

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale- e drejton PS

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?