PS nuk shkoi në mbledhje për Ballukun, Bardhi: Këshilli i mandateve të mblidhet në 6 janar
Edhe këtë të martë socialistët nuk shkuan sërish në mbledhjen e Këshillit të Mandateve të kërkuar nga pesë anëtare të opozitës ku do të diskutojë heqja e mandatit të Belinda Ballukut. Pasi mbledhja dështojë, Gazemt Bardhi akuzoi mazhorancën se po kthehen në zyrë avokatie për Belinda Ballukun duke zvarritur mbledhjen e Këshillit të Mandateve.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike kërkoi që mbledhja e radhës të jetë në 6 janar. “Prej dy javësh jemi në kërkim të pesë anëtarëve të mazhorancës në këtë këshill, të cilët janë fshehur dhe i ikin përgjegjësisë së tyre për shqyrtuar kërkesën e prokurorisë, e cila është e ngutshme për shkak se siç ka provuar prokuroria, e pandehura, krahu i djathtë, zëvendësja e Edi Ramës është duke intimiduar dëshmitarë dhe duke prishur prova”, tha Bardhi.
“Sot mbushen fiks dy javë nga momenti ku prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit të zonjës Balluku. Me sa duket pasi kthyen zyrën e kryeministrit në zyrë avokatie po kthejnë edhe zyrat e Kuvendit në zyrë avokatie për Belinda Ballukun. Do të rithërrasim mbledhjen e këshillit fiks në ditën kur bëhen tri javë nga momenti që ka ardhur kërkesa në Kuvend në 6 janar ora 11:00”.
KOHA JONË SONDAZH

