PS propozon Niko Peleshin, nis votimi i fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Opozita bojkoton
Lajme E Premte, 12 Shtator 2025 17:37
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit, ku PS-ja ka propozuar Niko Peleshin. Opozita nuk mori pjesë në votim. “Kjo shumicë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur Kryetarin. Ne nuk marrim pjesë fare në këtë proces”, tha kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi. Fadil Nasul, Bledi Çomo, Saimir Hasalla do të jenë anëtarët e komisionit që do të zgjedhë kryetarin e Kuvendit.
KOHA JONË SONDAZH

