PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, Lapaj te Kryeministria: 82 deputetë rrëzuan Republikën

Kryetari i ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj nga Kryeministria aty ku çdo natë vijon protestën që po mbahet prej kohësh, ka komentuar vendimin e Partisë Socialiste për të rrëzuar në Kuvend kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut. Lapaj shtoi se 82 deputetë u vunë në rresht nga kryeministri Edi Rama për të mbrojtur hajdutërinë dhe për të rrëzuar Republikën.

”E montuam sërish çadrën. Çadra në vetvete është simbolikë, sepse atë e tmerron qëndresa afatgjatë. 82 deputetë në rresht për një nuk guxuan t’i thonë Ramës të vërtetën, por mbrojtën hajdutërinë dhe rrëzuan Republikën.

Kur thua deputetë, do të duhet të kuptoni një njeri që përfaqësonte vullnetin e zgjedhësve. A e meritojmë demokracinë apo jo? Ne ishim ata që qëndruam kur të tjerët nuk u ngritën. Ne ishim ata që guxuam kur të tjerët u trembën. Dhe është shumë e rëndësishme qëndresa juaj. Sepse zjarrin e mban ndezur prushi”, tha mes të tjerash Lapaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?