Pse Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian?

Pascal-Emmanuel Gobry

Kryeministri Dejvid Kameron u rizgjodh për një mandat tjetër, bazuar vetëm tek premtimi për të zhvilluar një referendum mbi qëndrimin apo daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Elitat, kudo lëshuan sinjale alarmi. Çfarë shpellari qenka ky Kameron! Shihni çfarë rreziku që po krijon! A nuk e ka kuptuar ai rëndësinë historike botërore të projektit evropian!? Çfarë është ky provincializëm anglez? A nuk është ai një qytetar i botës?

Ne pëlqejmë shpesh ta përcaktojmë veten, me atë ndaj së cilës jemi kundër, sesa me atë, për të cilën jemi pro, dhe elitat këtu nuk bëjnë përjashtim. Dhe është tipike që shumë elita janë kundër shteteve-kombe dhe traditës. Prandaj, elitat evropiane dhe globale e duan Bashkimin Evropian, dhe urrejnë çdo gjë që qëndron në rrugën e projektit të saj shumë-dekadësh, për të ndërtuar një shtet federal evropian, duke përfshirë edhe traditën “e bezdisshme” evropiane, demokracinë.

Siç e kanë bërë të qartë sondazhet e panumërta, evropianët nuk duan një Evropë federale.

Por kjo nuk i ka ndaluar federalistët e Evropës – nëse Evropa duhet të jetë federaliste apo demokratike, ata kanë bërë zgjedhjen e tyre. Ndërkohë, elitat e biznesit në Evropë, kanë një qëndrim pak më të ndryshëm, edhe pse ajo ngjashëm është e keqdrejtuar.

Udhëheqja e Evropës është burokratike, jodemokratike, dhe e papërgjegjshme – kjo është një recetë fantastike për kapjen e rregullatorit, në të cilën agjensitë monitoruese promovojnë interesat e industrive që ata mbikqyrin. Pra, sa më shumë pushtet grumbullohet në Bruksel, dhe larg demokracive kombëtare, aq më mirë janë elitat e biznesit.

Ndryshimi i klimës politike

Është ndërkohë edhe fakti, që elitat e biznesit priren të jenë të fokusuara në terma afatshkurtër dhe me rrezik-kundërshtimi. Dhënia fund e monedhës së përbashkët, do të jetë qartësisht rruga më e mirë për ekonominë e Evropës në një periudhë afat gjatë, por kjo do të krijonte përçarje në periudhën afatshkurtër – kështu që elitat e biznesit janë të gjitha pro euros, ndonëse kjo e fundit në afatgjatë premton për mbarë Evropën një stanjacion ekonomik, dhe për pasojë rezultate shkatërruese për sipërmarrjet evropiane.

Largimi nga BE, është diçka e guximshme për Britaninë, kështu që elitat e biznesit evropian gjithmonë do ta urrejnë atë. Por përveç kësaj, cila është arsyeja pse Britania duhet të qëndrojë ende në union?

Tregtia e lirë? E pra, Britania kishte gjithësesi një konsensus mbi tregtinë e lirë. Ajo do të vijojë të ruajë tregtinë e lirë me BE-në, sikurse bëjnë Norvegjia dhe Suedia.

Emigracioni? Kjo është ndoshta arsyeja më e mirë për të qëndruar në BE – dhe, për shumë votues britanikë, arsyeja më e mirë për të braktisur atë. BE-ja e ka në thelb të filozofisë së vet lëvizjen e lirë të njerëzve, si dhe emigracionin nga vendet e tjera të unionit. Për Britaninë, kjo ka qenë e një barrë e madhe dhe sidoos në aspektin ekonomik.

Votuesit britanikë janë mjaft anti-emigrantë, dhe mundësia është se sapo Britania ta lërë BE-së, ajo të dëmtojë veten me një politikë shumë më tepër kufizuese ndaj emigracionit. Por, edhe nëse dikush që mendon se emigracioni është diçka e mrekullueshme, fakti i thjeshtë i çështjes, është se në rast se se njerëzit në Britani duan demokratikisht të kufizojë emigracionin, kjo duhet të jetë e drejta e tyre.

Për më tepër, një pjesë e mirë e armiqësisë së publikut britanik ndaj emigracionit, mund të jetë për shkak të BE-së. Nuk ka nevojë të marrësh një doktoraturë në psikologji, për të kuptuar se mungesa e kontrollit mbi politikën e emigracionit në vendin e tyre, mund ta bëjë publikun britanik më armiqësor ndaj këtij fenomeni. Është gjithashtu e lehtë, të shohësh sesi emigracioni i pakontrolluar brenda BE-së, mund t’i bëjë britanikët më të zellshëm për të patur një qeveri që refuzon flukset e reja të emigrantëve.

Dhe është mjaft e mundur që një Britani post-BE, mund të ketë ende një politikë relativisht bujare ndaj emigracionit. Zvicra dhe Australia janë dy vende, votuesit e të cilave, janë shumë armiqësorë ndaj emigracionit, por ende kanë sisteme relativisht të hapura kësaj dukurie. Arsyeja është e thjeshtë: Shumica e njerëzve, janë dakord me argumentin e përbashkët se të huajt duhet të mirëpritenk nëse ata janë të gatshëm të punojnë, mësojnë gjuhën, përmbahen ligjit, dhe të kenë nivele produktive të arsimit dhe profesionit.

Ajo që i bën njerëzit të urrejnë emigracionin, është ndjenja që një valë e pakontrolluar e të huajve, me stilin e jetës dhe kulturës të ndryshme, do të ndryshojnë komunitetet e tyre. Ata e urrejnë faktin që elitat e tyre nuk e çajnë kokën për këtë gjë, madje mund ta mirëpresin këtë ndryshim, dhe sigurisht nuk kanë ndërmend të bëjnë asgjë për ta ndaluar atë.

Kjo ndjenjë është e fuqishme dhe e lehtë për t’u simpatizuar, dhe duhet të shkaktojë një përgjigje politike. Por kur adresohet në mënyrë efektive, me kalimin e kohës, hapja ndaj emigracionit rritet. Çfarë mbetet në favor të Europës? E pra, ka një bandë burokratësh. Dhe, britanikët shpenzojnë më shumë para sesa marrin nga Evropa. Dhe … gaboj … Ju shikoni se çfarë dua të them? Përveç përkatësisë së paqartë mes modernitetit dhe internacionalizmit, pse duhet Britania qëndrojnë në BE? Ajo nuk duhet.

“The Week”

SHKARKO APP