Pse e masakroi Diktatori xhaxhain e tij?! Zbardhen detajet
Në fund të vitit 2013, Jang Song-Thaek, xhaxhai i Kim Jong-ut, udhëheqësit të Koresë së Veriut, u dërgua në poligonin e qitjes së Akademisë Ushtarake në periferi të Piongiangut.
Me qindra oficerë u mblodhën atje për të qenë dëshmtitarë të ekzekutimit të dy zëvendësve të besuar të Jang në departamentin administrativ të Partisë së Punëtorëve që udhëheq vendin.
Dy burrat, Ri Ryong-ha dhe Jang Su-gil, u bënë copash nga mitralozë anti-ajrorë, sipas Shërbimeve të Inteligjencës së Koresë së Jugut. Më pas ekzekutorët i dogjën trupat e tyre me lëndë djegëse.
Jang Song-thaek, i konsideruar gjerësisht si figura e dytë më e rëndësishme në Veri, i humbi ndjenjat gjatë ekzekutimeve, sipas një libri të ri të botuar në Korenë e Jugut i cili jep një dëshmi rrëqethëse për regjimin e izoluar të Piongiangut.
“Dhëndrri i Teokracisë,” nga autori Ra Jong-yil, një ish-zv/drejtor i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës, është një biografi e pasur e Jang, viktima më e shquar e purgave të ndërmarra nga nipi i tij i ri që kur mori pushtetin në vitin 2011.
Jang u burgos për tradhti në vitin 2013. Ai u ekzekutua në të njëjtin vend dhe në të njëjtën mënyrë si zëvendësit e tij, tha agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut.
Libri pretendon se edhe pse ishte një figurë e elitës politike të Koresë së Veriut për dekada, ai ëndërronte ta reformonte vendin e tij.
“Me ekzekutimin e tij, Koreja e Veriut humbi virtualisht të vetmin person atje që mund ta kishte ndihmuar vendin që të ndërmerrte reforma dhe të hapej”, tha Z. Ra gjatë një interviste të kohëve të fundit, shkruan “New York Times”.