Pse flet Mogherini në emër të qytetarëve shqiptarë?

Nga Ardit Rada- Zërat e ndërkombëtarëve për miratimin sa më parë të Reformës në Drejtësi kumbuan sërish para ligjvënëse shqiptarë. Ishte zyrtarja e lartë e BE, Federica Mogherini, e cila në sallën e Kuvendit artikuloi edhe njëherë nevojën e menjëhershme për kalimin e ligjit në fjalë si kërkesë e domosdoshme dhe parësore e qytetarëve shqiptarë.

12792389_10153523101536523_2796828669605041351_o

Duhet të jetë e paimagjinueshme për një të huaj të konsiderojë se fjalët e saj po bien në veshë të shurdhër, gjithmonë duke pasur në konsideratë se po flet me autoritetin që i jep posti dhe nevojat e një vendi të papërfillshëm për fatet e Evropës. Në fakt, mesazhet e të huajve nuk është vështirë të deshifrohen, as kur kujdesen që në një nga dhjetë fjali të përmendet patjetër se pavarësisht gjithçkasë, Shqipëria ka bërë hapa para këto vite…

Swiss Digital Desktop Reklama

Por si e di Mogherini se qytetarët shqiptarë e kanë parësore nevojën për tundjen nga themeli të sistemit të Drejtësisë? A nuk mund të ishte pak më realiste dhe të thoshte, fjala bie, se qytetarët prioritet kanë punësimin dhe ushqimin? Në fakt, Bashkimi Evropian dhe organet ligj-zbatuese të BE kanë 25 vite që mbajnë mbi supe peshën e mëkatarëve shqiptarë dhe është pikërisht familja evropiane që e ka po aq urgjente sa dhe ne.

Swiss Digital Mobile Reklama

E thënë ndryshe, kriminelët që lirohen nga gjykatat shqiptare dhe strehohen në Evropë; azilkërkuesit për shkaqe gjakmarrje sepse ligji toleron Kanunin; kalimi i kufirit me dokumentacion të falsifikuar dhe certifikuar nga drejtësia jonë; pronat që ish-pronarët i çojnë për gjykim në Starsburg pasi ua kanë bërë dosjet lesh arapi gjykatat tona dhe të tjera si këto.

Fatmirësisht, Federica Mogherini nuk është e vetmja që i mëshon kauzës së ndërkombëtarëve në Tiranë të cilët pasi panë se vullneti i politikës ishte i dyshimtë, gërthitën me altoparlant fort se orët në duart e gjyqtarëve janë provë e korrupsionit dhe jo element dyshues. Fatkeqësisht, zyrtarja italiane nuk do të jetë e fundit që s’i përkëdhel deputetët tanë të shurdhër, por që kanë veshë veç për të deshifruar njëri-tjetrin kur shajnë nëpër dhëmbë. (Java)

12792102_10153523101571523_1958174408576152997_o

12829028_10153523101961523_8605344015079667876_o

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?