Pse kërkon reformim dhe trajnim policia?

Nga Irfan Rama

Policia shqiptare ka shpërfaqur vitet e fundit profesionalizëm dhe efikasitet në luftën ndaj krimit të organizuar, luftës kundër drogës, ndaj korrupsionit në rendet e saj të përshkallëzuara spiralisht, krimit ordiner, rritjes së zbulueshmërisë meritëse të shpejtë, përpunimit të përsëshpejti të të dhënave të ngjarjeve dhe arritjes në objektiv shpeshherazi sapo ndodh ngjarja, aplikimit të teknikave e të taktikave të mësymjeve në autorsitë e krimeve në mënyra efikase etj. Përkushtimi duket shpesh në rrugë, kryqëzime, në policinë rrugore, në këndshmërinë pasionante dhe dashurinë ndaj uniformës, mbikëqyrjen e shkollave, institucioneve etj. Aksionet e delikatshme në Lazarat e gjetkë dhe që bënë bujë edhe kudoanë botës si çrrënjëzimi dhe çmitizimi i një rrënjëzimi dhemitizimi artific në dobi të pushtetarëve të djeshëm por me përlidhje edhe me pozitarë të sotëm me gjeografi ndoshta lokale e individuale deputetësh janë shumë përdehëse në konceptin e mbrojtjes së jetëve shqiptare dhe europiane. Zbulimi dhe kapja e e shumë autorëve të përgatitjes dhe shpërndarjes së drogës në Xibrakë të Elbasanit kohët e fundit që u difuzu me shpejtësi edhe në mediat e përtej konfiguracionit shqiptar si dhe kapja e disa autorëve të vrasjeve e grabitjeve të bujshme në Shqipëri apo bashkëpunimi shumë i mirë me vendet interpolitane si Italia, Greqia, Gjermania, Turqia, Belgjika Holanda, Britania e Madhe apo me SHBA- në, Kanadanë etj kanë bërë që policia shqiptare të hollojë gjithnjë e më shumë trashësinë krahasimore me këto shtete me eksperienca të mëdha. Krime, vrasje, grabitje bankash, kriminalizime ordinere e lulëzime të futjes e shpërndarjes së drogës në bashkëpunime ndërkombëtare ka në Europë e kudo në botë. Por për disa vepra penale dhe shumë donkishotiane për Europën paradoksalisht bëhen në Shqipërinë tonë krejt haptazi për të cilat policia shqiptare në bashkëpunim me insticionet përkatëse të trupave të ndryshme dhe shërbimeve inteligjente duhet të thellohet, rrisë kapacitetet, të trajnohet dhe stërvitet më mirë e më shumë në projeksione kohore sa më të shpejta. Po çfarë është kundruar më shumë në pafuqinë e plotë të policisë për veprim e neutralizim të krimit apo veprimtaritë jo të rregullta të njerzve? Aksidentet. Në Shqipëri ka aksidente të shumta me pasojë vdekjen, plagosjen, humbjen e aftësisë për punë, krijimin e armiqësive të pajtueshme e të papajtueshme në familjet shqiptare, rëndim të buxhetit të shtetit, mbrujtje dramash psikologjike të fëmijëve, të rinjve, të moshuarve, prindërimeve, shpenzime kohësh familjarësh mjekësh e shtetarësh, dendësime spitalore e mos cilësi shërbimesh, “novitete” burokracish etj, etj. Në rrugët kryesore të kryeqytetit, rrugë lagjesh, autostradën Tiranë –Durrës, Tiranë – Elbasan, Durrës – Vlorë e shumë degëzime shqiptare në Jug e Veri makinat e vogla, të mesme (fugonat shpesh ku kam lëvizur në aksin Tiranë – Durrës ecin me shpejtësi rrufe e trembin të gjithë pasagjerët) e të mëdha si rezultat i shpejtësive të mëdha, parakalimeve të kundraligjshme, veprimeve skizofrenike, të dehurit kokëekstazë, kanë shkaktuar shumë aksidente. Po jap disa shembuj: Vdekja e një vajze 29-vjeçare dhe plagosja e një gazetari të enjten në mbrëmje, ku shoferi i bie veturës së viktimës me një shpejtësi 163 kilometër nga prapa mu në Mullet, krejt pranë Tiranës; vdekja e një 18 vjeçari me motorr rreth 2 muaj më parë në të gdhirë nga shpejtësia e madhe e nga mungesa e sinjalistikës në aksin Durrës – Tiranë; Para dy ditësh një fugon në Laprakë futet nën trajler dhe plagosen dy njerëz!!! Para 2 vjetësh, katër të rinj nga 17-18 vjeçarë humbën jetën në gjysëmagim nga shpejtësia e madhe duke u përplasur me një kamion aty pranë Bushatit të Shkodrës; Para disa vjetësh humbën jetën dhjetra studentë vajza e djem të rinj diku nga Himara vend të cilin e kam parë disa kohë pas ngjarjes dhe nuk mu duk aq e fortë dhe e rrezikshme, për shoferët e kujdesshëm. Ndonëse aksidenti nuk është vetëm një problem policor, pra për faje të policisë në kontrollet rrugore dhe është e lidhur me dikasterin e transportit, aty ku merren patentat dhe dihet që aty ka jo pak mangësi në dhënien shpesh me mik të tyre apo koaludimi i makinave, ku jo rrallë ka ndeshje korruptiviteti me lëshimin e letrave të rregullta me problematika në makina apo makina që nuk duhet fare të qarkullojnë për shkak të vjetërsisë së tyre “prehistorike”.  Apo mangësi në sinjalistikë dhe vendosje jo të rregullta të semaforëve. Po ju jap një shembull: Qytetari Muhamet Skutina me moshë 56 vjeç, lindur në Shkodër e banues në Durrës, është dënuar nga Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë me 16.01.2015 (sipas proces- verbalit të konstatimit të shkeljes me numër serie2166628, dt. 12.01.2015 për kalim semafori mbi bazën e ligjit 8378, dt.22.07.1987, neni 144/3 “drejtuesi i mjetit vazhdon lëvizjen edhe pse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë”) me 8000 lekë gjobë dhe pezullim të lejes së drejtimit për 6 muaj. Por qytetari siç del edhe nga insistimi i atëditshëm, kur ka ndodhur ngjarja nuk ka pranuar se ka bërë shkelje, pasi ai ka qenë i rregullt në hyrje në semafor me ngjyrim jeshil sepse ka qenë në semaforin e krahut të djathtë – në dalje të Zogut të Zi, pa shkuar tek Dogana ka dy semaforë të vendosur diagonalisht në mënyrë të gabuar, kur duhen në vijë të drejtë – që është para të majtit. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë me gjyqtare Bernina Kondi me datë 04/02/2015 ka shfuqizuar vendimin e DPQ Tiranë dhe ka vendosur që qytetarit shkodran ti kthehet leja e drejtimit të automjetit si dhe shpenzimet gjyqësore, duke përfshirë shpenzimet e procedurës së ekzekutimit dhe tarifa për vënien në ekzekutim, i ngarkohen palës së paditur, pra policisë. Dhe qytetari ka përcjellë në gjykatë shumë foto ku e ka ënë policinë në gabim. Nga këto që thamë për rastet e përmendura mendoj se policia duhet të jetë nëpër rrugë jo vetëm ditën, por edhe natën kur shumë shoferë e qytetarë shkelin rregullat shumë shpesh nga shpejt&euml
;sia, përdorimi i alkoolit, sinjalistika jo e rregullt, rrugët shpesh me dëmtime e tj. Policia rrugore duhet të jetë e aftë dhe e trajnuar shumë mirë edhe nëpërmjet testimeve provë që Europa i ka në vazhdimësi e deri tek përsosja e vazhdueshme. Policia rrugore duhet të kontrollojë vazhdimisht fugonët dhe autobuzat që shoferët e pangopur i mbushin mbi kapacitetet e lejuara deri në 10 -12 veta – kam qenë prezent para rreth tre javësh në mbrëmje rreth orës 19 e 30 minuta kur një fugon Tiranë -Durrës mori 8 veta mbi kapacitetin prej 18 vetash e mu tek rrethrrotullimi i Doganës policia e ndaloi e vendosi gjobë 2000 lekë të reja dhe e lejoi mjetin të udhëtonte i tejmbushur deri në Durrës!- duke përbërë jo vetëm rrezikshmëri të madhe për një aksident që mund të ndodhin por edhe duke shkelur brutalisht të drejtën e qytetarëve për të udhëtuar si njerëz me para të paguara. A është policia e përgatitur fizikisht dhe e trajnuar cilësisht për kryerjen e veprimeve në kapjen e autorëve të krimeve? Siç thuhet në Shqipëri ka rreth 8 mijë policë në mbrojtje të rendit e qytetarëve, por shpesh ne kundrojmë policë të shëndoshë, me mosha të ndryshme që përduken të paktën në veprimet që kemi parë në stadiume, apo nëpër rrugë që nuk e kanë shkathtësinë e shpejtësinë në veprime. Lind pyetja: A stërviten policët përgjatë tetëorëshit apo më shumë siç stërviten kudo në vendet perëndimore? Sa policë trajnohen në Shqipëri sipas specifikave e standardeve ndërkombëtare? A ka Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë një plan afat shkurtër, afat mesëm apo afatgjatë për trajnimet e testet me Cutting score( rezultat minimal arritjeje) për policët e shumtë? Unë mendoj se aspekte të tilla janë të domosdoshme që të trajtohen me përparësi nga kupola e MB dhe Policisë së Shtetit, por edhe nga Qeveria shqiptare. Infrastruktura dhe pajisjet e policisë shqiptare. Kur dy vrasës të maskuar me skafandra dhe motor super të fuqishëm vranë vitin e kaluar Artan Santon mu në zemër të Tiranës, mirë që policët aty rreth treguan mefshtësi dhe ngadalësi veprimesh, mirë se askush nuk e ndali motorin misterioz për dhjetëra e dhjetëra kilometra e duke kaluar në të gjithë vendqëndrimet policore e rrugore, por edhe ai i mjerë polic – nuk është i mjerë se nuk është faji i tij që policia e shtetit është e motorizuar shumë më keq se krimi i organizuar- me atë motor kubikulët mbeti nëmesrrugë pa benzinë!!! Shteti shqiptar duhet ta pajisë policinë shqiptare edhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë me paisjet më të sofistikuara të kohës. Ndoshta ose duhet me tre përsëritje investimi në polici është më i domosdoshëm se në ushtri. Të paktën tani që jemi më të sigurtë nga NATO. 45 vjet u ndërtuan bunkerë të të gjitha përmasave e u blenë armë, tanke e avionë sa për 200 vjet. Përbërje kimike, plumba, mina, granata, mbushje -jobërthamore – kallashnikovë e pushkë që edhe tani shqiptarët e më parë në këto 25 vjet ja panë sherrnajën. Kaq armë kemi patur sa herë pas here kritikohet çdo qeveri për shitje jo aty ku do NATO! Edhe sot e kësaj dite. Tritolet dhe rrahjet e policëve. Jemi out nga e gjithë Europa e Ballkani përsa i përket tritolvënies. Jemi të parët e Europës. Pakistani, Afganistani, Iraku, Siria, Libia e ndonjë vend i botës së tretë na e kalojnë për numrin shumë të madh të të vrarëve e shpeshtësinë ndoshta të të ritmikës javore, dyjavore, mujore, 3 mujore… Rrahje nga policia ndodhin në SHBA, Greqi, Francë etj madje janë vrarë në Afrikën e Jugut kohë më parë edhe mbi 30 minatorë, por nuk janë të shpeshta porse kanë përcjellë problematika të mëdha e protesta të dhunshme përmes policisë dhe qytetarëve sidomos në, Afrikën e Jugut, SHBA e Greqi. Unë mendoj se për tritolet e terrorizmin duhet të ngrihet një institucion i madh organiko- shkencor ku të përfshihen, njerëzit më të aftë, grupime policore tepër të përgatitura, njerëz të shkencës ndoshta të disa fushave, strukturë kurrikulare modulare trajnuese me specializime e trajnime brenda e jashtë vendit, civilë që futen në celulat e krimit etj. Natën gjithçka flen, edhe policia nëpër rrugët e kryeqytetit. Edhe policia rrugore fle. Ngjarjet e fundit në kryeqytet e vërtetojnë një gjë të tillë. Kur i vendoset tritol edhe bashkive apo edhe ndonjë rajoni të policisë që ka ndodhur ndër vite nuk ka nevojë për koment. Kryeqyteti shqiptar duhet përmbytur me kamera, pastaj me radhë në vite të shpejta edhe qytetet e tjera. Ndoshta edhe në autobuzat urban. E kanë shumë shtete perendimore. Ndërsa për jo pak herë që ndodhin egërsime apo rrahje nga policët dhe që “puthohen” nga drejtuesit kërkohet trajnim, komunikim, metodologji psiko- pedagogjike, kulturim, zëvendësime brezash të atavuar me egërsinë e përzgjedhje e seleksionime të urtësh e të përgatiturish trurisht e fizkisht. Jo cungje.         

SHKARKO APP