Pse Kryeministri i Britanisë ka dosje “sekrete” të Rita Orës

Askush nuk mund ta imagjinonte se Kryeministri britanik, David Cameron, ka pohuar se disponon disa materiale sekrete në lidhje me këngëtaren me origjinë shqiptare, Rita Ora. Kanë qenë ndihmësit e tij, sipas gazetës “The Sun” që ja kanë përgatitur Kryeministrit një dosje që është cilësuar “sekrete” në mënyrë që Cameron të zotërojë disa informacione në lidhje me yllin Ora. Sipas “The Sun” informacionet janë mbledhur që në intervista, apo komunikimin me te rinjte Kryeministri  të mos kapet i papërgatitur dhe pa asnjë informacion.

Por këto materiale sekrete siç janë quajtur i janë dorëzuar shefit të qeverisë në maj të vitit 2014, kohë kur Rita sapo kishte krijuar hitin e këngë së saj “I will never let you down” që ishte renditur e para në toplistën britanike. Kjo u zbulua nga libri me kujtime i ish-ministrit britanik, David Laws që është publikuar këtë javë.

Pikëpyetja është nëse këto dosje për artistët është një protokoll apo Cameron është adhurues i Rita Orës, pasi në intervistat e tij nuk është pyetur shpesh për shijet e tij muzikore apo për bionden 25-vjeçare. E nëse një ditë ndodh kjo ka çfarë të flasë për Rita Orën.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP